TIROIDJA – GJENDRA e VOGEL me RENDESI te MADHE

TIROIDJA – GJENDRA e VOGEL me RENDESI te MADHE

Tiroidja është një gjëndër e vogël, e cila prodhon hormonet që rregullojnë metabolizmin, si pasojë edhe peshën e njerëzve. Femrat kanë 8 herë më shumë probleme të lidhura me tiroidet në krahasim me meshkujt.

Nëse ka një funksionim të pamjaftueshëm, dhe për këtë arsye, prodhim të hormoneve të tiroideve, simptomat e para janë: lodhje që në mëngjes, probleme me kujtesën, reflektime më të ngadalta, ndjesi të ftohti, depresion, ndonjëherë edhe kapsllëk ose fryrje, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, edhe shtim peshe.

Ndërsa në rastin e funksionimit të tepërt të tiroides, simptomat më të shpeshta janë: nervozizëm, pagjumësi, dobësim, djersitje, flokë të dobët, thonj që thyhen dhe ndryshim i ciklit menstrual.

Shkaqet mund të jenë të shumta, por një konsumim i duhur ushqimor i jodit dhe selenit është i një rëndësie esenciale për funksionimin korrekt të gjëndrës.

Siç e nënvizon dhe endokrinologu, Prof.Enrico Papini: “Kur mosfunksionimi i tiroideve konstatohet mbi bazë autoimune, ose tiroide kronike, marrja e INTEGRATOREVE me bazë seleni, lejon uljen e gjendjes inflamatore dhe ul antikorpet që në muajt e parë të konsumimit të tij.

Disa studime tregojnë që SUPLEMENTET me selen, te femrat që duan të përballen me një shtatzëni, PËRMIRËSON lindshmërinë dhe ul përqindjen e abortit”. (Gazeta La Stampa Salute ).

TESTI #NUTRIEPIGJENETIK (faktor identifikues i ushqimeve).

Dieta luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e tiroides dhe në rast se, konsumimi i selenit është i pamjaftueshëm, mund të ndodhë që tiroidja të mos ketë mjaftueshëm lëndë të parë për të prodhuar hormonet e saj kryesore, duke bërë që të shfaqen shqetësime nga mungesa e jodit.

Dhe, nëse mungesa e jodit shfaqet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, atëherë studimet aktuale tregojnë se 1 në 3000 fëmijë do të shfaqin probleme me sëmundjen e tiroides. Për të shmangur dietat e pamjaftueshme si dhe për të pasur një dietë të balancuar dhe të shumëllojshme, duhet bërë TESTI NUTRIGJENETIK.

Ai është në gjendje të na japër informacionin e duhur për të identifikuar ushqimet e pasura me jod si për shembull: peshqit e detit, butakët, vezët, qumështi, etj., etj. Epigjenetika e mënyrës së ushqimit studion se si ushqimi ose përbërës të veçantë rregullojnë mënyrën e formimit të gjeneve tona.

Teknologjitë e reja dhe të avancuara, janë në gjendje të kontrollojnë nëse organizmi ka nevojë për ndihmë për të përforcuar praninë e vitaminave, kripërave minerale, acideve të yndyrshme, antioksidantëve dhe nëse dieta është korrekte, ose nëse ka nevojë të eliminohen ose integrohen disa ushqime. Ato tregojnë gjithashtu nëse ekzistojnë aditiv ose parazitë që helmojnë dhe sulmojnë trupin.

Testi harton 800 indikatorë aliteracionesh, duke përdorur flokët. Këta indikatorë hartohen dhe përdoren për të krijuar grafikë dhe tabela që paraqesin raportin komplet, nga i cili krijohet pastaj një plan ushqimor për 90 ditë, që njeriu duhet të ndjekë për të përmirësuar mirëqenien e tij.

Vetëm duke vepruar në mënyrë të tillë, që ushqimi të bëhet vetë medikament, do të arrihet të neutralizohen efektet e një zhvillimi teknologjik që dobëson mbrojtësit e organizmit. Çelësi i një shëndeti të mirë fizik dhe mendor qëndron në kërkimin e gjendjes së ekuilibrit.

Leave a Reply