OBEZITETI DHE MBIPESHA TEK FËMIJËT

OBEZITETI DHE MBIPESHA TEK FËMIJËT

Obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët është një fenomen gjithnjë në rritje në ditët e sotme. Fast food, ushqime të mbushura me kimikate, regjimi jo i duhur ushqimor…të gjitha këto reflektojnë në shëndetin e një fëmije.

Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët.

Përveç të ndjerit jo mirë kur janë mbipeshë, fëmijët mund të përjetojnë probleme me nyjet dhe kockat si dhe të vuajnë nga astma apo problemet e frymëmarrjes gjatë përpjekjeve për ushtrime fizike, mund të kenë intolerancë ndaj nxehtësisë dhe të lodhen shpejt.
Ata mund të zhvillojnë presion të lartë gjaku, nivele jo normale yndyre në gjak dhe diabet të tipit 2.

Shumë nga fëmijët obezë mund të vuajnë nga apnoea,sëmundje që lidhet me momente të çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit,që mund të çojnë në probleme me përqendrimin dhe performancën në të mësuar.

Obeziteti tek fëmijët rrit rrezikun e të qenit obezë në moshë të rritur. Fëmijët mbipeshë dhe obezë janë në rrezik të problemeve shëndetësore si sëmundje zemre, atak, diabet, osteoartrite dhe tipe të ndryshme kanceri.

Ju mund të ndihmoni fëmijën duke ndërprerë pijet me sheqer dhe ushqimet me yndyrë, por është e rëndësishme që të mos përjashtoni ushqimet që atyre ju nevojiten për rritje. Sasitë e përshtatshme të drithërave, perimeve, frutave, mishit pa yndyrë (ose alternativave si peshk, vezë apo fasule, bishtajore dhe arrore) dhe ushqimet dietike, duhet që patjetër të përfshihen në dietën e tyre të përditshme.

Nëse mendoni se fëmija është mbipeshë, rekomandohet një trajtim nga nutricionistët tanë profesionistë, të gatshëm per t’ju ardhur në ndihmë në cdo kohë. Nëpërmjet Testit të Intolerancës Ushqimore në ADN, ne arrijmë të kuptojmë ekzaktësisht për cfarë ka nevojë organizmi i fëmijës tuaj dhe kush mund të jetë shkaktari i obezitetit.

Leave a Reply